Në muajin e shenjtë dhe të ndërgjegjësimit dhe pikërisht në Natën e Kadrit, siç njihet në fenë islame, Leonora Jakupi ka befasuar ndjekësit me postimin e saj të fundit.
Pikërisht këtë ditë, ajo publikoi një fotografi në ‘InstaStory’ duke lexuar disa vargje të librit të shenjtë të Kuranit. Përkundër faktit se është një personazh tejet i njohur me një bagazh tejet të madh në muzikë, Leonora shpërfaq pak bindjet apo pikëpamjet e saj fetare.
Kontributi i saj disavjeçar në muzikë, ka bërë që emri i saj në këtë industri të vuloset rrënjësisht.