Në muajin e 6 të shtatzënisë, më në fund Eni Koçi na mundësoi një foto me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi është 6-muajshe shtatzënë. Ajo dhe Genci pritet që shumë shpejt të bëhen prindër të një vajze. Gjininë e bebushit e zbuluan përmes këngës së tyre të re me titull “Ama”, ku në fund të klipit u shfaqën disa momente nga “babyshower”.

Ndërkohë, së fundmi, Eni ka ndarë një foto në Instastory, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Ajo shihet e veshur me një bluzë të gjerë të bardhë, ndërsa Genci qendronte pas saj në ashensor.

“Nuk e ka mendjen”, ka shkruar Koçi përmbi foto, edhe vemendja e të gjithëve është te barku i saj.


Shtuar 25.06.2022 08:57