Në mes të natës, Rama shfaqet papritur në koncertin e Noizyt (VIDEO)

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert madhështor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë të quajtur “Alpha Show”, ku performuan një numër i madh artistësh të njohur shqiptar.

Pamjet spektakolare të këtij koncerti duket se nuk i kanë shpëtuar as kryeministrit Edi Rama. Ai ka hyrë LIVE në rrjetet sociale në mesnatë dhe  postuar një video nga momenti kur në skenë ngjitet vetë organizatori i këtij koncerti, Noizy, teksa të gjithë fansat shihen me dritat e telefonave në dorë.

“TIRANA LIVE” shkruan kreu i qeverisë krahas videos duke e shoqëruar dhe me një emoji fytyre me zemra.