Në lidhje me Gent Fatalin, motra e Loredanës në pritje të ëmbël (FOTO LAJM)

Gent Fatali dhe motra e Loredanës, Rozafa prej 2 vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie me njëri-tjetrin. Daljet e tyre publike janë shumë të rralla, ndaj sa herë që shfaqen bashkë në rrjete sociale gjithmonë tërheqin vëmendjen e fansave. Mirëpo së fundmi fansave nuk ju ka bërë përshtypje imazhi i tyre, por një detaj tjetër.

Rozafa ka ndarë në instagram një foto me Gentin, në të cilën ata shfaqen shumë të afërt. Poshtë fotos ajo ka shkruar “3”, shoqëruar me figurën e një zemre të bardhë dhe një pëllumbi, që është simbol i paqes.

Pikërisht numri tre ka tërhequr vëmendjen dhe i ka bërë fansat të dyshojnë se dyshja mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Duke qenë se shumë personazhe zgjedhin që të tregojnë se do bëhen prindër përmes ndonjë mesazhi të koduar, ndjekësit menjëherë kanë nisur të ngrenë pyetje për një shtatzëni të mundshme.

“A është ajo çfarë po mendoj unë? Je shtatzënë”, ka komentuar dikush dhe të tjera pyetje të ngjashme kanë pasur.

Rozafa dhe Genti nuk kanë reaguar fare pas këtyre pyetjeve, duke i lënë ende ndjekëist e tyre të aludojnë. Një numër mund të tregojë asgjë, sepse mund të jetë edhe ndonjë përvjetor që ka lidhje me historinë e tyre të dashurisë, ndaj do të na duhet të presim në vijim të mësojmë diçka më tepër.

Kujtojmë se gjatë një interviste për “After Party e Luana Vjollcës”, Genti u shpreh se i pëlqen të martohet me partneren dhe jo të bashkëjetojë me të. Ndërsa si tre cilësitë që vlerëson më shumë te Rozafa ai përmendi: sinqeritetin, mbështetjen dhe mençurinë.


Shtuar 5.04.2021 08:48