Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi ka sot ditëlindjen dhe mbush 53 vjeç.
Ka qenë e bija e tij, Aleksia e cila ka kujtuar për të gjithë ditëlindjen e babait të saj. Por në këtë ditë ajo ka ndarë një nga videot më të veçanta të Peleshit, duke luajtur në kitarë.
“Nuk e ka fort me qejf ta publikoj duke luajtur në kitarë, por ja që unë e admiroj në të gjitha multidimensionet e veta.?
Çdo ditëlindje që të kalon më pakësohen fjalët. Ndoshta sepse nuk ekzistojnë mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dashurinë time për ty. Shpresoj vetëm që një ditë të ta dëshmoj duke merituar plotësisht emrin që ti më ke vendosur, atë të gjyshit, të cilin edhe pse s’e kam njohur, mund ta imagjinoj se sa njeri i rrallë ishte vetëm duke të parë ty.
Edhe këtë përvjetor jam larg teje fizikisht, por shpirtërisht një pjesë e imja është me ty në çdo vend dhe çdo moment. Gëzuar ditëlindjen ba! Të dua shumë!”, shkruan Aleksia krah videos.