Në 31 vjetorin e martesës, Butrint Imeri prezanton për herë të parë prindërit (FOTO LAJM)

Këngëtari i pëlqyer nga vajzat, Butrint Imeri është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të fundit ai ka bërë me dije se sot prindërit e tij festojnë 31-vjetorin e martesës.

“Urime 31 vjetori i martesës, nënë dhe baba”, ka shkruar këngëtari në dy fotot e publikuara.

Kujtojmë që para disa ditësh, Butrinti ka zbuluar se po vjen me një projekt të ri. Mirëpo, shumë persona në rrjetet sociale kanë nisur të komentojnë se vija melodike e këngës duket shumë e ngjashme me hitin “Sugar” të Zubi dhe Anatu.

Shtuar 6.05.2021 03:05