Reagoi edhe Strasburgu, Apeli heq sekuestron ndaj serverit të “Lapsi.al”

Pas vendimit të Gjykatës së Strësburgut për shfuqizimin e vendimit për sekuestron ndaj serverit dhe celularëve të portalit “Lapsi.al”, ka reaguar Gjykata e Posaçme e Apelit.

Mësohet se Apeli ka shfuqizuar vendimin e GJKKO-së lidhur me sekuestron e vendosur pas publikimit të databaze të PS me të dhënat e qytetarëve shqiptarë, të cilat u bënë publike në rrjet.

SPAK nisi verifikimet pas pretendimeve për nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve nga portali e-Albania për qëllime personale të PS. /albeu.com/

Shtuar 6.05.2021 03:05