Kanë kaluar dy muaj nga humbja e motrës së saj, këngëtarja Ingrid Gjoni, ka ndarë një video me momentet më të bukura me të.
Nga ditëlindja te udhëtimet me të, këto pamje tregojnë qartë shpirtin e bukur të Ildës.
“Përgjithmonë”, shkruan Ingrid Gjoni krah kujtimeve.
View this post on Instagram
Ilda Gjoni, nënë e tre fëmijëve u nda nga jeta në 25 dhjetor si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Marrëdhënia e Ildës me dy motrat e saj, Inisin dhe Ingridin, ka qenë më shumë se speciale.
Motrat kishin zgjedhur të jetonin shumë pranë njëra tjetrës, në një lagje.