Mungoi në Big Brother, Arbër Hajdari humbi njeriun e shtrenjtë të familjes

Dita e  djeshme rezultoi një e martë e zezë për shumë shqiptarë. 46 persona humbën jetën në një aksidenet tragjik ku autobusi në Bullgari u përfshi nga flakët.

Lajm tjetër i keq ishte ndarja nga jeta për shkak të një tumori i artistes Hueda El Sayed. Një mesazh për këto humbje dha në nisje të emisionit Big Brother edhe Arbana.

Ajo gjithashtu njoftoi mungesen e njërit nga opinionistët, Arbër Hajdari.

Kjo pasi kishte humbur gjyshen e tij.

“Të nderuar Miq, me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë, gjyshja ime Bajame Hajdari.
Varrimi do të bëhet nesër në ora 11:00 (24.11.2021), në varrezat e fshatit Laknas, Tiranë. (Duke u nisur nga funerali Alba tek Selvia)
Falja e xhenazes do të bëhet në Xhaminë e Laknasit menjëherë pas namazit të drekës.
Pritjet e ngushëllimeve do të bëhen tek Funeral Alba tek Selvia.
Nesër nga ora 09:00 deri në 11:00 dhe pasdite 17:00 deri në 20:00.
Pasnesër nga ora 10:00 deri në ora 13:00 dhe nga ora 16:00 deri në ora 20:00.
Qofsh për në parajsën e Zotit gjyshe!,” shkroi ai ditën e djeshme në një status.


Shtuar 24.11.2021 10:25