Mund të jetonit përgjithmonë të mbyllur brenda ish-vilës së Jennifer Aniston dhe Brad Pitt (FOTO LAJM)

Listës së shtëpive të VIP-ave që keni parë, nuk mund t’i mungojë ish-“foleza” e dashurisë së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston. Super vila e dyshes është shitur së fundmi për $32,500,00, por përpos luksit mendimi që Jen dhe Brad kanë jetuar aty ia shton vlerën dhe dyfishon dëshirën për ta patur.

Brad dhe Aniston e blenë në 2001 për $13,5 milionë dhe e shitën në 2006 pas divorcit, por çfarë ka brenda saj?

5 dhoma gjumi, 12 banja, një dhomë kinema, një lounge, një fushë tenisi, një pishinë, dy hyrje gjigande kryesore, 2 shtëpiza të vogla dedikuar miqve dhe padyshim, një lagje të mbushur me miliardera!

Gjithçka lexuat ishte një ëndërr e bukur, por hidhini një sy për ta përjetuar të plotë.

 


Shtuar 5.04.2021 14:46