Mozzik publikon albumin e tij, zbulohen bashkëpunimet me yjet e muzikës

Reperi Mozzik ka publikuar ditën e sotme albumin e paralajmëruar të titulluar “Mërgimstar”.

Albumi i publikuar në YouTube përmban 20 këngë, të gjitha të shoqëruara me videoklipe. Në këtë album, Mozzik ka bashkëpunim me vëllanë Getinjo, Dafina Zeqirin dhe Singullar.

Postimi i tij:

Përshendetje njerëz të dashur, ky është albumi im me plot mesazhe! N’kete album keni me pas realitete te hidhura por edhe gjana t’mira qe duhet mi pas njeri! Në këto kong e kom pasqyru jetën e shumë njerzve në këtë botë por edhe jetën tem në disa pjesë! Bohuni t’meqem edhe zgjidhne ma t’miren! Ajo qe ka rendesi mas shumti n’kete jete eshte rehatia shpirterore dhe shendeti mendor! Zoti ju rujt! Ju dua

View this post on Instagram

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Kujtojmë se ky është albumi i tretë solo i Mozzik. Më herët ka publikuar edhe albumet që titullohen “Mozart” dhe “Lamboziki”. Po ashtu, ai ka edhe një album me ish të dashurën e tij, Loredana Zefi.


Shtuar 14.06.2024 20:45

Tags: ,