Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj, gjatë një daljeje në rrugët e New Yorkut pas paraqitjes në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026.
Këngëtarja shqiptaro-britanike u shfaq me një kombinim të thjeshtë, por elegant, duke zgjedhur një xhaketë dhe bluzë të zezë, xhinse blu dhe taka me majë.
Ajo e kompletoi pamjen me syze të mëdha dielli dhe një çantë të zezë luksoze, të zbukuruar me një shall sateni të kuq, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë mode.

Një ditë më parë, Dua ishte e pranishme në stadiumin MetLife në New Jersey për të ndjekur finalen e Botërorit, ku Spanja mposhti Argjentinën 1-0 pas kohës shtesë.
Të lidhura
None found
Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, me të cilin u pa duke u larguar nga stadiumi të kapur për dore.
Çifti, i cili u martua disa muaj më parë dhe organizoi një festë madhështore në Palermo të Italisë, vazhdon të jetë ndër dyshet më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar.
