Paraqitja e fundit e partneres së Olsi Bylykut, Eglit, në festën e ditëlindjes së aktori ka nxitur dyshime se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.
Mbrëmjen e djeshme Olsi ka festuar ditëlindjen e tij të 24 -të dhe festa bëri bashkë VIP-a të ndryshëm. Video e foto të shumta qarkulluan në rrjetet sociale pjesa më e madhe e të cilave kishin protagonistë komedianin dhe partneren e tij. Ajo që ra në sy ishte barku i rrumbullakosur i kësaj të fundit. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale barku i saj duket pak më i madh me sa jemi mësuar ta shohim në fotot dhe videot e shumta që publikon në rrjetet sociale.
Teksa kjo mbetet në kuadrin e supozimeve, ka qenë një postim i motrës së Olsit që duket se ka konfirmuar dyshimet. Ajo ka ndarë një video të Eglit me një fëmijë nga festa duke shkruar: “Prova 1,2,3, hallë e ardhshme”. Ndonëse postimi i saj nuk është shumë i qartë, mbishkrimi po interpretohet si një konfirmim se Egli është shtatzënë.
Ndërkohë të shumtë kanë qenë të ftuarit që e kanë uruar çiftin “Të trashëgoheni”. Duket se veç ditëlindjes, dyshja e ka çuar marrëdhënien e tyre një hap më tej, duke celebruar dashurinë në fejesë.
Egli dhe Olsi bënë zyrtare lidhjen e tyre në 2019. Prej atëherë ata janë shfaqur të pandarë teka aktori ka treguar se kanë nisur edhe bashkëjetesën. Pak javë më parë dyshja sollën dhe bashkëpunimin e parë. Egli ka mbaruar “Akademinë e Arteve” për regji e ka treguar po ashtu se i pëlqen aktrimi dhe muzika.