‘Ik se je me puçra’/ Françeska i ulet në fund të shtratit, Egla e rrëzon

Debatet brenda shtëpisë së ‘BBV3’ nuk kanë fund. Dy prej konkurrenteve të formatit të cilat shpeshherë debatojnë me njëra-tjetrën janë dhe Egla me Françeskën të cilat kanë bërë po të njëjtën gjë dhe ditën e sotme.

Françeska është pozicionuar në fund të shtratit të Eglës, ku kjo e fundit ka qenë e shtrirë në të dhe i ka kërkuar Françeskës të largohej prej aty.

Teksa Françeska nuk ka pranuar të lëvizi, Egla e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar banoren.

‘Çohu se do vritesh zemra. Ik se je dhe me puçra mos më prek çarçafët. Ik se je me shumë puçra. Puçra o puçra!’- është drejtuar Egla për Françeskën.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 12.03.2024 16:50