Lionel Messi është cilësuar si një “mbret” dhe “një zotëri absolut” pasi u shfaqën pamjet e tij duke mbrojtur gruan e tij gjatë ceremonisë së Topit të Artë në Paris të hënën.
Sulmuesi i Paris Saint Germain siguroi një fitore rekord të shtatë të Topit të Artë, duke lënë pas Robert Lewandowski të Bayern Munich dhe Jorginho të Chelsea.
Më herët në mbrëmje, 34-vjeçari mbërriti me gruan e tij Antonella dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro.
Gjatë rrugës për në ceremoni, familja pozoi për disa foto përpara se një drejtor i France Football t’i kërkonte Antonellës dhe djemve të largohen, në mënyrë që fotografët të mund të fotografonin vetëm Messin.
Por superylli argjentinas refuzoi dhe i kërkon gruas së tij të kthehet dhe të qëndrojë në krah të tij.
A France Football director told Antonela to stand aside to take pictures of Messi alone with his sons but he made sure she stayed by his side. King.
— MC (@CrewsMat10) November 30, 2021
“Fytyra e tij duket sikur thotë: ‘mos i thuaj gruas sime çfarë të bëjë’! Mos u ngatërro me mbretin Leo”, ka shkruar një fans.
Një tjetër shkroi: “Duke i thënë Antonelës çfarë të bëjë pikërisht përballë Messit??? Kjo është gruaja e tij, jo e dashura e tij!”
“Sa gentleman absolut është Messi. Qëndron pranë gruas së tij. Klas”, tha një tjetër.
Messi ishte favorit për të fituar Topin e Artë i dha fund pritjes së tij për një trofe ndërkombëtar në vitin 2021, duke fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën. Në Spanjë, ai u shpall golashënuesi më i mirë me Barcelonën.