Morena Taraku përlot rrjetin, kujton momentin më të veshtirë me babain (FOTO LAJM)

Morena Taraku ka zbuluar më herët se ka një marrëdhënie shumë të fortë me babain e saj. Madje pas ndarjes nga jeta të nënës së saj, këngëtarja është afruar akoma më shumë me të atin.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në profilin e “Instagram”-it, Morena ka treguar se është shumë e dedikuar ndaj babait dhe përpiqet që të mos e lërë për asnjë moment vetëm.

Ndërkohë së fundmi, ajo i ka prekur të gjithë teksa ka ndarë një moment prekës nga jeta e saj. Këngëtarja ka publikuar në “Instagram” videon e një vajze, e cila ka xhiruar çastin kur i ati i ka thënë “Të dua”, pas daljes nga koma.

Morena shprehet se një ngjarje të ngjashme ka përjetuar edhe ajo me babain e saj, i cili vitin e shkuar u infektua me Covid-19. Morena lë të kuptohet se kjo situatë nuk ka qenë e lehtë për të atin e saj.

“Ka kaluar gati një vit nga koha kur unë kam qenë në këtë situatë… kjo vajzë më bëri të qaj dhe më kujtoi kohën kur babai im ishte gjithashtu me Covid vitin e shkuar… Dashuri për të gjitha vajzat që respektojnë baballarët e tyre. Askush në këtë botë nuk mund ta dojë më shumë një vajzë se babai i saj”, shkruan Morena përkrah videos.


Shtuar 29.05.2021 13:18