Monika Lubonja: Luizi do ta kishte më të vështirë fitoren para Ilirit, Donaldit, Arjolës

E ftuar në “Shqipëria Live”, ish banorja e BBV1, Monika Lubonja ka komentuar lojën e Luizit, ndërsa ka theksuar se ai do ta kishte shumë të vështirë përballë banorëve të edicionit të parë.

“Jo se nuk do të fitonte, por do ta kishte më të vështirë përballë, Ilirit, Donaldit, Arjolës. Në këtë edicion nuk ka pasur kundërshtarë”, tha Lubonja.

“Ata do të jenë të gjithë miq me njëri-tjetrin, sidomos me Luizin. Luizin erdhi si personazh, që kishte një zë të bukur, kishte një fytyrë të pastër, një djalë i thjeshtë…më pas mori skaletën në dorë”, shtoi aktorja.


Shtuar 2.05.2023 17:15