Modelja shqiptaro-boshnjake pjesë e Big Brother Vip Albania? Tifozja e Real Madridit përgatitet për spektaklin

Modelja Melissa M është mjaft e njohur në rrjetet sociale. Ajo ka bërë bujë me format e kolme, teksa numëron 4.3 milionë ndjekës në “Instagram”.

Melissa është e njohur gjerësisht edhe si tifoze e Real Madrid, teksa nuk ngurron të mbështesë ekipin “Galaktik”.

Në bazë të raportimeve të fundit, edhe pse jo të konfirmuar zyrtarisht, thuhet se modelja me origjinë shqiptaro-boshnjake do jetë pjesë e “Big Brother Vip Albania 5”.

Nëse diçka e tillë ndodh, pritet të shkakojë shumë “zhumrë” te publiku shqiptar.