Mjaft e njohur për publikun, Arilena Ara na prezanton me “binjaken” e saj (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Arilena Ara, ka befasuar fansat e saj përmes një videoje.

Arilena e konsideron Miriam Canin si binjaken e saj. Këngëtaret prej shumë kohësh janë mike, ku shpeshherë pozojnë krah njër-tjetrës në rrjetet sociale.

Krahas një video së fundmi në Instastorin e saj duke qeshur e kënduar me Miriamin, Arilena shkruan: “Binjakja ime”.

Nuk është hera e parë që dyshja përfliten për një ngjashmëri. Edhe më herët në fotot e tyre të përbashkta të shumtë kanë qenë komentuesit që i konsideronin si dy pika uji./albeu.com/

Shtuar 10.09.2022 10:29