“Miss Shqiperia 2020” çmend rrjetin, 17-vjeçarja: Burrat frikësohen nga gjatësia ime (FOTO LAJM)

Iljada Baci është Miss-i në fuqi e momenti në Shqipëri pasi fitoi kometicionin e bukurisë në vitin 2020. Iljada ishte vetëm 16 vjeç kur rrëmbeu kupën e bukurisë mes shumë konkurrentëve të tjera bukuroshe.

Pas fitores bukuroshja nga Erseka nuk e la me aq, por konkurroi në të tjera kometicione bukurie e mes tyre edhe “Miss Globe”.

Tashmë 17 vjeçare, Iljada ka fituar pëlqimin e shumë ndjekësve dhe numëron 30 mijë të tillë në Instagram, rrjeti social ku është edhe mjaft aktive me foto provokuese e jo vetëm.

Në një prej fotove të fundit Miss Shqipëria 2020 ka tërhequr vëmendjen me përshkrimin krah fotos.

“Një tjetër ditë, një tjetër burrë i frikësuar nga gjatësia ime… e dua punën time”, shkruan modelja krah fotos./albeu.com/


Shtuar 18.06.2021 13:14