Mevlani kujton kohën e artë, zbulon një moment emocional me Ledjanën (FOTO LAJM)

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba, së fundi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory përmes mundësis ku mund të parashtrojnë pyetje.

E si gjithnjë, pyetjet rreth Ledjanës, ish të dashurës dhe ish – konkurentës, nuk kanë munguar.

Të lidhura

None found

“Cili ka qenë momenti më i mirë me Ledjanën?”, ishte njëra prej pyetjeve të ndjekësve. Këngëtari e kujton akoma atë moment dhe e tregoi shumë haptazi momentin e tyre të ëmbël.

“Akoma qesh kur e kujtoj, ishte momenti kur ne ziheshim dhe sa shikonim njëri-tjetrin në sy qeshnim të dy prapë”, ka zbuluar ai.

Ndryshe, dyshja ka kohë që janë ndarë dhe kanë rrëfyer se nuk ka mundësi për një ribashkim.


Shtuar më 20.07.2021 20:06