Shkrumbohet nga flakët mjeti tip “Opel” në kryeqytet

Pasditen e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha nga flakët.

Mësohet se makina e djegur ishte tip “opel” dhe ka marrë flakë teksa lëvizte në nënkalimin tek rreth rrotullimi “Shqiponja” në Tiranë.

Shtuar 20.07.2021 20:01