Meritoni preku me historinë për djalin, Olta Gixhari ka dy fjalë për të

Pas debateve, spektakli i sotëm pati edhe rrëfime personale dhe histori prekëse. Për herë të parë, Meriton Mjekiqi ka folur për djalin e tij Loarin, raportin me të dhe ish-partneren.

Ai gjithashtu zbuloi se ka zgjedhur mos të komentojë publikisht për jetën e tij private dhe familjen e kryesisht djalin e tij, kjo pasi ky i fundit vuan nga autizmi.

Ndër të tjera banori tha se çdo gjë që bën në jetë, çdo sukses të tijin ja dedikon të birit, për të cilin do të jetë një baba shëmbullor.

Rrëfimi i tij ka përlotur publikun, banorët e mesa duket ish-banorët e “BBV2”. Olta Gixhari në një postim në “Instastory”  ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj tij dhe i ka uruar fitoren.


Shtuar 24.03.2024 13:32