“Mendoja a do të mundem”, Jonida Vokshi rrëfen problemin gjatë lindjes së vajzës (FOTO LAJM)

Aktorja Jonida Vokshi ka rrëfyer momentin më të bukur të jetës së saj ardhja në jetë e vazjës së saj, Emit.

E ftuar tek “E ardhmja është vajzë”, Jonida ka treguar se përveç se një moment i bukur, lindja nuk ka qenë fare e lehtë, pasi vogëlushja ishte lidhur me kordonin dhe ai nuk e linte të dilte.

Të lidhura

None found

“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni.

Ishte e vështirë të dilte, sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.

Në kokën time pa pushim qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme.

Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë, të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani Emin jam njeriu më i lumtur në botë”,- tregoi mes lotësh Jonida.

Në fund, aktorja mori edhe një mesazh surprizë nga bashkëshorti, Besnik Krapi, i cili tha se një video 2 apo 3 minuta nuk do të mjaftonte për të folur për të. Ai zbuloi ndër të tjera se edhe propozimin ia kishte shkruar në një letër, sepse e ka shumë të vështirë të shprehet me fjalë.

 


Shtuar 3.06.2021 21:46