Meghan Markle nuk lejon fansen të pozojë pranë Princit Harry, video bëhet virale

Meghan Markle i kërkoi një gruaje që të mos pozonte pranë Princit Harry për një foto pasi ai fitoi një turne polo. Dukesha, 42 vjeçe i dorëzoi Harrit, 39 vjeç, një trofe në një ndeshje bamirësie në Miami, Florida.

Kur fansja u afrua pranë Harry-t të bënte foto, Meghan i kërkoi të kalonte në krahun e saj. Video është bërë virale dhe nuk ka mbetur pa u komentuar.

Momenti i sikletshëm zgjati për disa sekonda ndërsa Harry e mbajti krahun e tij drejt Meghan, duke i bërë të tjerët të përziheshin rreth tyre për të gjetur një vend.

Pasi Meghan insistoi të mbante vendin e saj, fansja u detyrua të kalonte nën trofe për të gjetur vendin e saj. Harry u shfaq në siklet gjatë këtij moment.

https://www.facebook.com/watch/?v=1167212201083111

 


Shtuar 18.04.2024 13:59