Media britanike: Princ Leka dhe Elia Zaharia trondisin Shqipërinë

Pamjet nga video e xhiruar nga Princ Leka, teksa sulmohej nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia, ka kaluar kufinjtë.

Media britanike DailyMail, i ka kushtuar një artikull ngjarjes së bujshme.

“Princ Leka dhe princesha Elia kanë shkaktuar tronditje në të gjithë Shqipërinë pasi një video në një përleshje fizike u shfaq në internet”, thuhet në rreshta.

DailyMail, ka cituar prononcimin e Elia Zaharia, për Vizion Plus, menjëherë pas publikimit të videos.

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha ajo.


Shtuar 7.03.2024 13:56