Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, ka bere së fundmi një rrefim për shumë nga misteret që rrethojnë jetën e saj veshur me shkëlqimin e skenave më të famshme në botën e artit.
Ajo tregon për audicionin që i ndryshoi jetën. “La Traviata” vepra e njohur botërore, për të cilën sporanoja shqiptare nisi ta mësonte dhe të bënte prova plotësisht në fshehtësi nga mamaja e saj.
“Unë sapo mbarova Konservatorin e Tiranës, që sot njihet si Akademia e Arteve dhe në ato momente nuk e mendoja largimin nga Shqipëria. Nuk kisha as pasaportë. Si çdo shqiptar. “La Traviata” luhej në atë kohë në teatrin tonë dhe vendosa ta mësoj vetë, në fshehtësi. Sepse mamaja ime, si mësuesja ime e kantos, një grua shumë e disiplinuar nuk lejonte që një këngëtar t’i digjte etapat e formimit. Tani mamaja ime nuk jeton më dhe më vjen keq që ja kam thyer zemrën. Por rebelizmin e atëhershëm, do ta interpretoja si kuraja e një artisti të ri që ka nevojë për konfirmim.”, shprehet Inva Mula në A2CNN.
Gjatë bisedës Inva rrëfeu se marrëdhënia me vajzën e saj Ninën dhe djalin Anthony është një gjë e shtrenjtë. Por pavarësisht historisë së pasur artistike, ajo këmbëngul që fëmijët nuk duhet të imponohen në zgjedhjet e tyre.
“Nuk kam dashur kurrë që të imponoj asnjërin nga fëmijët për zgjedhjet e tyre. Kalimi i Anthony në muzikë ishte plotësisht një dëshirë personale e tij. Unë dhe ai kemi një projekt bashkë, por ende nuk do të publikohet. Këtë do ta vendosë ai”.