“Më tradhtoi dhe u martua me atë tjetrin”, Luizi flet si rrallëherë për ish partneren dhe zhgënjimin (VIDEO)

Si rrallë herë Luizi ka folur ditën e djeshme në një bisedë me Dea Mishel për jetën e tij personale.

Fenomeni i këtij BBV2 ka treguar se është zhgënjyer më herët nga dikush që e kishte tradhtuar.

Ndër të tjera Luizi është shprehur se ish-partnerja e tij ka qenë e lidhur gjatë kohës që këta të dy frekuentoheshin dhe dilnin bashkë.

Pjesë nga biseda:

Zhgënjimi më i madh që keni pësuar nga një marrëdhënie?

Luizi: Kur mora vesh që kishte një tjetër. Kishte ajo një tjetër gjatë kohës që u lidh me mua. Unë e mora vesh rastësisht…

Dea Mishel: Edhe ca bëre?

Luizi: Asgjë, e lash

Dea Mishel: Po ai e mori vesh?

Luizi: Po moj

Dea Mishel: A pati ndonjë ballafaqim?

Dea Mishel: Jo moj asgjë, as telefon asgjë. Ata u martuan vazhdon besimi i verbër, s’ke ça ti bësh. Dikush e fal, dikush nuk e fal.


Shtuar 14.02.2023 13:33