Katër vite më parë, Mozzik dhje Loredana u bekuan me një fëmijë, vajzën e tyre Hanën. Por rreth një vit pas ardhjes së saj në jetë, çifti nuk vazhduan më lidhjen bashkë dhe interesi nga publiku për jetën e tyre personale është mjaft i lartë.
Në këto vite ka patur shpësh herë lajme për ribashkimin e tyre edhe pse që pasi konfirmuan ndarjen ata nuk kanë folur për një ribashkim.
Projektet e tyre në muzikë shpësh herë diskutohen se janë dedikime për njëri-tjerin, siç ndodhi me këngën e fundit të Mozzik, Bespreme.
Por shpresave të fasnave për ribashkim Loredana i ka shuar dhe ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Loredana ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.
Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.
“Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, përgjigjet Loredana.
Më tej reperja është pyetur se sa e vështirë është të deklarosh statusin e marrëdhënies kaq publikisht.
“Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonatat dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë”, ka përfunduar Loredana.
Duket se ndarja e tyre prej xhelozisë dhe sherreve të njëpasnjëshme ka bërë që dy prindërit të mos kenë kontakt as për vajzën e tyre.