A është Loredana shkaku i prishjes së marrëdhënies me Mozzik? “Zbëthehet” Noizy dhe tregon gjithçka

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse ka qenë Loredana shkaku i prishjes së marrëdhënieve me Mozzik.

Noizy tha se ka qenë thjesht çështje biznesi dhe nuk ka pasur asgjë roz në këtë histori.

Komentet ai i bëri në emisionin “Ditë pas Dite”, ku ishte i ftuar.

Ja biseda që u zhvillua në studio:

Moderatorja: Strategji marketingu ishte kënga me Mozzik që e hoqe?

Noizy: Jo.

Moderatorja: Ky ishte vendim personal.

Noizy: Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë.

Moderatorja: Disa shohin këtë anën rozë, jo Loredana…

Noizy: Jo nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka ndenjur korrekte.