Aktori Luftar Paja në një intervistë në emisionin “S’e luan Topi” rrëfeu detaje nga jeta e tij personale.
Paja tregoi mes emocionesh se si babai donte ta martonte me një vajzë, por ai ishte i dashuruar me një tjetër.
“Nga pasioni që kisha për artin në Patos, vetëm që të shkoja në Pallatin e Kulturës në prova, mirëpo në prova ishte edhe vjehrra ime e ardhshme që punonte aty, me atë mentalitetin e atyre ditëve babai im u kishte vënë syrin vajzave në fshat, një mbledhëse pambuku. Nuk e njihja, shkoj një ditë të bukur në fshat dhe më thotë hajde se do të të çoj në një vend. Ishte një pistë e madhe ku mbledhësit e seleksiononin pambuk.
E shikon atë më tha mua, ajo është e bija e filanit dhe e filanes, unë i kam vënë syrin për ty. Ça do ti, ajo është më e gjatë se unë, jo o babi pse me shkallë do ta puth unë? I thsh në asnjë mënyrë, i ishte ngulitur atij, do ta shikojmë i thash. Si do t’ja them që unë dashuroj një gjimnaziste se s’ia kisha thënë asaj. Babi i thash të ftoj të vish në Patos të shikosh nusen që kam unë;. Mirë është po qenka pak si ezmere tha. Se mos ne jemi të bardhë”, tha aktori.