Me mijëra ndjekës më shumë në “Instagram”, banorët që morën më shumë famë nga BB VIP

Ka më shumë se një muaj që ka nisur reality show më i pëlqyer nga publiku, “Big Brother”, i cili kësaj radhe erdhi me një format krejt ndryshe. Në këtë edicion, shtëpia më e famshme në Shqipëri mirëpriti banorët e saj VIP, jo njerëz të panjohur më parë nga publiku.

Yjet vijnë nga fusha të ndryshe si këngëtarë, balerinë, aktorë, DJ, moderatorë apo edhe fashion blogerë.

Tashmë publiku ka zgjedhur personazhin që i pëlqen më shumë si karakter apo për lojën që po bën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Sigurisht se secili nga banorët ka fansat e tyre, ku këta të fundit dëshirojnë që të fitojnë çmimin e madh prej 100 mijë euro personi që ata bëjnë tifo.

Por jo vetëm kaq, pasi tani që jemi në kohën e rrjeteve sociale, edhe aty mund të vëmë re disa ndryshme shumë të mëdha të ndjekësve.

Në emisionin “Fun Club BB VIP” u listuan pesë banorët që gjatë kësaj periudhe kanë shtuar mijëra ndjekës në “Instagram”, madje mbi 74 mijë për një muaj.

Më poshtë është lista nga vendi i 5 deri tek i 1:

5- Sarah Berisha kishte 78 mijë ndjekës dhe tani ka 89.5 mijë.

4- Beniada Nishani kishte 140 mijë ndjekës dhe tani ka 153 mijë.

3- Semi Jaupaj kishte 14.5 mijë ndjekës dhe tani ka 39 mijë.

2-Granit Cana kishte 6405 ndjekës dhe tani ka 62.2 mijë.

1-Donald Veshaj kishte 78.5 mijë ndjekës dhe tani ka 153 mijë.

Pavarësisht se kush do të arrijë që të fitojë çmimin e madh, e sigurt është që këto personazhe të njohur kanë marrë më shumë vëmendje dhe janë njohur akoma më shumë nga publiku.


Shtuar 15.11.2021 10:18