Këngëtari i njohur Gëzim Nika së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka zbuluar disa nga momentet më të vështira dhe të bukura të jetës së tij.
Një rast ka qenë dhe një keqkuptim me bashkëshorten e tij prej disa dekadash, Anxhelinën. Gëzim Nika tha se e pranishme në atë moment ka qenë dhe këngëtarja Aurela Gaçe.
Këngëtari tropojan u shpreh se gruaja e tij gjithnjë ka qenë xheloze, por në një masë të pranueshme, megjithatë në një rast gjërat ndryshuan pasi ajo konsumoi pak alkol.
Nika, për herë të parë pranoi se gruaja e ka patur mat duke flirtuar me femra të tjera, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa shenja.
I pyetur se për çfarë e kritikon më shpesh gruaja e tij, Nika u përgjigj: ‘Të mos shkoj me femra.
Nika ka ndarë edhe një moment sa gazmor aq edhe të sikletshëm me gruan e tij dhe Aurela Gaçen:
“Ishim në një bar dhe shkova së bashku me gruan dhe Aurela Gaçen. Gruaja ime nuk pi kurrë, por të ditë piu një birrë dhe më thotë: Pash sytë e ballit, a ke patur punë me filanen? I thash ta linte atë muhabet se kishim dal për qejf. Aurela na pa dhe ngeli. Mëpas gruaja më betohet për kokën e djalit dhe më kërkon t`i them të vërtetën, dhe unë i thash: Po mos u beto për djalin se do mërzitesh (qesh)”
I pyetur në vijim nëse gruaja e ka kapur ndonjëherë mat duke flirtuar me femër tjetër, Gëzim Nika tha:
“Po, këto janë gjëra që ndodhin. E zbuloi por nuk më la shenja (qesh)”