“Më këpute shpirtin moj mami!”, Anna Lika rrëqeth me fjalët pas humbjes së nënës

Ka humbur jetën parakohe Ilda Gjoni. Ilda është motra e Inis dhe Ingrid Gjonit dhe nëna e aktores së njohur Anna Lika.

“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. Ne përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pasi u mësua se ka humbur nënën.

Ilda ishte nënë e 3 fëmijëve, Anës, një vajze dhe një djali tjetër. Anna ka treguar në intervista të ndryshme se ka qenë vetëm 9 vjeçe kur nëna dhe babai i saj ishin ndarë. Por ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë, ajo nuk e kishte përjetuar si dramë ndarjen e tyre./albeu.com/