Me kë e ka? Vetëm Luizi “e vizitoi”, Arjan Konomi thumbon publikisht miqtë e tij, VIP-a

Pak ditë më parë, një video e opinionistit të njohur Arjan Konomi u bë virale në rrjet, pasi ai shfaqej me flokë të thinjur dhe komplet ndryshe në pamje fizike, duke i shqetësuar fansat për shëndetin e tij.

Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë.

Fansat u shqetësuan, por duket se miqtë e tij jo. Prandaj, opinionisti nuk i ka lënë pa përmendur. Në dyqanin e tij ka shkuar Luizi, i cili mesa duket e ka ‘vizituar’ opinionistin dhe ka kaluar qoftë edhe për një përshëndetje dhe kaq ka mjaftuar që Konomi të ‘ironizojë’, miqtë e tij më të mirë, duke thënë se Luizi erdhi ‘u interesua’, por ata asnjëherë.


Shtuar 14.10.2023 09:54