Me foton e parë si nënë, Eliona zbulon emrin e veçantë të bebushes (FOTO LAJM)

Tre ditë më parë, aktorja e njohur Eliona Pitarka tregoi se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë.

Eliona ka sjellë në jetë vogëlushen që gjatë gjithë kësaj kohe e ka thërritur me përkëdheli “Pupushe” dhe  ndihet në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Ajo publikoi në InstaStory një foto ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës.

“Më në fund është këtu”- ka shkruar Eliona krahas fotos së ëmbël e cila na i shkriu zemrat.

Dje, Eliona tregoi për herë të parë portretin e të voglës së saj, me një video shumë të ëmbël ku shfaqet duke e mbajtur në kraharor.
“Barku u zvogëlua, zemra u zmadhua”- shkruante aktorja.

Pasi i pamë portretin ëngjëllor, Eliona na zbuloi sot edhe emrin që ka zgjedhur për të voglën e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

E bija e Elionës quhet Gala, ndërsa foto nënë e bijë na i ngrohu zemrat.

Më herët, aktorja ka treguar për ndjekësit e saj se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje fare me televizion dhe se madje nuk e ka fare qejf. Madje kjo duhet të jetë dhe një ndër arsyet pse ajo nuk shfaqet publikisht me të. Eliona ka 3 vite e gjysmë në lidhje me partnerin dhe së fundmi janë futur në shtëpi të re, ku kanë mirëpritur dhe të voglën.


Shtuar 25.03.2021 15:26