Këngëtarja Arilena Ara së shpejti do të sjellë albumin e parë me titullin “Pop Art”. Lajmin e ka bërë vetë Arilena me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka bërë të ditur lajmin me një foto “topless”. Ajo ka publikuar foton e kopertinës së albumit, ku shfaqet topless dhe duke mbuluar me duar gjoksin. Arilena ka treguar se është shumë e emocionuar dhe se në album ka shprehur të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.
“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, shkrunan këngëtarja.
View this post on Instagram