Diva e muzikës shqiptare, ka folur së fundmi, për jetën e saj personale dhe profesionale. E ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”, ajo ndër të tjera u pyet se me cilin ose cilën nga koleget nuk flet. Mirëpo, Aurela nuk zgjodhi të japë një emër konkret.
“Nuk kam kolegë që nuk flas. Mbase nuk kam shoqëri apo raporte miqësore me disa, por me kolegët që kam punuar jam shumë mirë me të gjithë. Ka pasur momente që i kam treguar vendin, apo keqkuptime të vogla, po unë jam nga ato natyra që ta them në sy, por nuk mbaj inat, fal”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që kënga e fundit e Aurelës është “Kce me tupana”, e cila për vetëm 2 javë është pritur shumë mirë nga publiku.