Moderatori shqiptar Ardit Gjebrea, jo vetëm në ekran, por duket se është shumë i suksesshëm edhe në jetën familjare.
Gjebrea duket se ka krijuar familjen perfekte, prindër shumë të dashuruar të një vajze dhe një djalë të cilët gjithashtu gëzojnë marrëdhënie perfekte.
Moderatori i “E diela Shqiptare” ka nisur pushimet dhe ka publikuar një foto nga jugu i Shqipërisë ku ka zgjedhur të kalojë këto ditë relaksi.
Ai ka pozuar me Anilën dhe Anën teksa konsumojnë mëngjesin.
Arditi i quan binjake partneren dhe vajzën e tij dhe nuk i vëmë faj. Nënë e bijë ngjajnë shumë dhe duket se kryetari i familjes nuk është aspak xheloz për këtë fakt./albeu.com/