“Mbajta gjithë banorët mbi supe”/ Lid Delia: Heidi mori gjithë meritat

Lid Delia, ishte i ftuar sot në “Fan Club” si ish-banor i “Big Brother Vip” ku foli për eksperiencën e tij në këtë format dhe raportin e tij me Heidin e banorët e tjerë.

Ai u shpreh se, për shkak të vëmendjes së Heidit, nuk i është dhënë shumë hapësirë për të luajtur duke qenë se ishte banor i ri, ndërsa sa i takon misionit (vëllai i Heidit), Lidi u shpreh se ai ka dhënë më shumë energji për ta bërë të besueshme tek banorët, por meritat i ka marrë Heidi! (lexo këtu)

Pjesë nga intervista:

Enxhi: Ndërkohë më Heidin je shprehur që, nuk mund të bie që me nominimin e parë. D.m.th. je mërzitur që ke dalë, të ka prekur sado pak egon dhe çfarë mendon se nuk shkoi mirë në qëndrimin tënd në shtëpi?

Lidi: Në fakt duke nisur që nga java e parë, nga misioni mendoj që unë kam dhënë 80 % të energjive i kam dhënë unë 20 % i ka dhënë Heidi. Heidi në mision thjeshtë qeshte dhe largoheshe. Unë i kam mbajtur gjithë banorët mbi supe.

Ronaldo: Pse nuk ja the në sy Heidit? Ti u fute në një moment të lojës, që Egla po bënte namin jashtë dhe pranove të ishe pro Eglës gjithmonë, pranove të ishe pro Romeos dhe nuk e kuptoj pse nuk ja the në sy?

Lidi: Heidi nuk do të vendoste se çfarë do të diskutohej në Prime. Kur në Prime u diskutua historia, e gjithë merita kaloi tek Heidi dhe mua më është bërë një pyetje shumë e vogël . Pastaj, historia u zhvillua me Heidin, mbaroi me Heidin dhe u mbyll. Heidi ishte një person që, pjesë e ftohtësisë, logjikës, më pëlqente dhe e vazhduam raportin. Pastaj në Prime e dytë unë isha i ri dhe nuk kisha shumë hapësirë për të folur për të mos dhënë informacion nga jashtë.


Shtuar 21.04.2024 15:00

Tags: , ,