Mark Frroku feston ditëlindjen, vajza e madhe e uron me foton e rrallë nga fëmijëria (FOTO LAJM)

Që prej lidhjes me Rudina Dembacajn, Mark Frroku është bërë pjesë e pandarë e mediave rozë. Dhe jo vetëm ish-politikani, por edhe fëmijët e tij.

Sot Marku feston ditëlindjen dhe këtë 50-vjetor e ka pritur në mesantë, në shtëpinë e tij të re me Rudinën, familjen dhe plot miq, siç ka treguar në Instagramin e saj aktorja.

Në festë nuk ka munguar as vajza e tije madh, Mara. Ka qenë Rudina ajo që na ka treguar se Mara nuk është gjithmonë pranë familjes pasi ajo ndjek studimet në SHBA.

Nga Mara nuk ka munguar as një urim në Instagram me një foto nga fëmijëria, ku ish-politikani mban në krah 3 fëmijët e tij.

“Gëzuar ditëlindjen Bush. Vazhdo të shkëlqesh”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Frroku humbi bashkëshorten e tij, nënën e fëmijëve në vitin 2018 si pasojë e një sëmundje të rëndë./albeu.com/