Mario për Romeon: Duhen 3 orë e gjysmë për ta kuptuar ç’ka thotë

Ditën e djeshme i ftuar në ‘Fan Club’ ishte Donald Veshaj i cili foli lidhur me lojën e vëllait të tij, Romeos, brenda formatit të ‘BBV3’.

Ai gjithashtu ka përmendur ‘përplasjet’ që ka patur në rrjete sociale me vëllain e Julit, Mario Dedën.

Mario Deda i është kundërpërgjigjur Donaldit sot në “Wake Up”, ku shprehet se Romeon e ka komentuar pasi është i ekspozuar në një program televiziv, ndryshe nuk do kishte asnjë arsye për ta bërë.

Gjithashtu ai shtoi se :

“Romeo është në një moshë tërheqëse për publikun. Ka talent për të aktruar dhe për të krijuar muzikë, për te shkruar tekste, eksperimenton me veten.

Është në moshën e artë për të krijuar materiale që janë në modë. Edhe pse nuk e kupton ndoshta se është e ekzagjeruar, ai vazhdon të ngulë këmbë tek e vetja. Merr iniciativa dhe të dalë kur të dalë. Është mungesë edukate dhe mjet për të penguar kundërshtarët, mënyra se si debaton, nuk lë radhë. Kakofonia është edhe mungesë edukate edhe krijon paqartësi për personin përballë”.

I pyetur për tre defektet e Romeos ai u përgjigj:

“Mungesë edukate. Nuk lë radhë.
Nuk ka fjalor. Edhe kur ka një argument, e shpreh me 7 fjalë. Thotë vetëm ‘Kush? Kush?, ‘Je i zi!’. Duhen tre orë e gjysmë për ta nënkuptuar ç’ka dashur të thotë.
Përdor zhargon nëpër argumente”.


Shtuar 1.04.2024 14:32

Tags: , , ,