Mariana xheloze për bashkëshortin? Aktorja tregon si i shkonte pa njoftuar në zyrë

Aktorja e mirënjohur Mariana Kondi në një bashkëbisedim me Dijonisin ne “Ferma VIka shprehur hapur mallin që ndjen për familjen e saj jashtë.

Mariana thotë se ajo ka vetëm një vajzë e cila është e martuar me fëmijë dhe nuk jeton me ta dhe se në shtëpi ka vetëm bashkëshortin.

Teksa ka folur për marrëdhënien në çift, aktorja ka treguar se i shkonte bashkëshortit në zyrë, pa e njoftuar më parë dhe për ta parë se çfarë po bënte.

“Na këputi malli për ata të shtëpisë. Një fëmijë kam unë dhe atë nuk e kam në shtëpi. Dhe burrin e kam merak, çfarë po ha, çfarë po bën. Kam qenë xheloze, më shumë se ai. I shkoja në zyrë dhe hapja derën dhe shikoja. Ai është shumë i mirë. Jemi njohur në plazh, në Durrës. Me origjinë është nga Tirana”, tha ndër të tjera Mariana Kondi.


Shtuar 2.04.2024 23:03