Mania e frikshme e maturantëve për luks, shfaqen në mbrëmje me makina qindra mijëra euroshe (VIDEO)

Pas dy vitesh pandemi dhe kufizimit të festave dhe organizimeve, më në fund këtë vit maturantët patën mundësi për të organizuar festën e shumëpritur të maturës. Provimet mbaruan dhe 34 mijë nxënës janë gati për të hyrë në një tjetër cikël të jetës së tyre.

Rrjetet sociale janë mbushur me postime të maturantëve këtë fillimvere dhe fenomeni me të cilin përballen maturantët shqiptar është i çuditshëm.

Pjesa më e madhe e tyre, për të thënë asnjëri prej tyre nuk ka punuar asnjë ditë pasi kanë patur angazhim kryesor studimin. Por mania për tu shfaqur mbrëmjen e maturës me mjete luksi është e pashmangshme, prej vitesh tashmë.

Të shumta janë rastet kur maturantët zgjedhin të marrin një makinë me qera në këtë ditë, të cilat nisin minimalisht nga 100 euro, për vetëm disa orë që zgjat mbrëmja.

Kjo shihet qartë edhe në videon e bashkangjitur, nga maturantët e Shkodrës./albeu.com/