Një foto e postuar pak orë më parë nga Fifi ka bërë “lëmsh” fansat duke aluduar se është në pritje të një fëmije me të dashurin e saj, Adis Patushin.
Fifi në postimin e saj e ka quajtur atë “babi” ndërsa ai e ka ripostuar në profilin e tij në Instagram duke e quajtur “mami”.
Dyshja që pas konfirmimit se janë çift kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale me deklarata dashurie ndaj njëri-tjetrit, teksa shihen në “qiellin e shtatë” së bashku.
Nuk dihet nëse këto “etiketime” të fundit janë një formë “përkëdhelie” që ata i bëjnë njëri-tjetrit apo një formë për të njoftuar një pritje të ëmbël.