Pak kohë më parë, ish-banori i “Për’puthen” gjithashtu dhe ish i fejuari i Saide Buzit, Gerti ndezi rrjetin duke e akuzuar këtë të fundit për tradhëti me reperin shqiptar Noizy.
E ftuar në “S’e luan topi” nga Erjona Rusi, Saideja tregoi versionin e saj duke ngritur disa akuza të rënda për ish-partnerin madje dhe familjen e tij.
“Gjëja që më ka lënduar më shumë ka qënë dhuna që më ka bërë mami Gertit.Më ka bërë dhunë fizike.Dhe kjo ka ndodhur kur më ka marrë unazën, ma ka marrë me dhunë.Donte të merrte dhe policinë e të më nxirrte jashtë me polici dhe më ka quajtur një fjalë që është shumë turp ta thuash.Më ka quajtur k…
Nuk e kuptova. U stresova dhe u mërzita shumë me ata. Unë po i mbaja distancë, sepse tërë kohën dëgjoja po një histori: Si t’ia bëjmë letrat, do na marrë pasurinë, thoshte e ëma e Gertit,” është shprehur Saideja ndër të tjera.