Nga djali çapkën që çmendte të gjitha vajzat, Maluma është kthyer në një baba kaq të përkushtuar. Këngëtari kolumbian ka publikuar së fundmi në Instagram një album fotosh shumë të ëmbël ku në krah mban vajzën e tij.
“4 muaj me princëshën time”, shkruan Maluma. Këngëtari dhe partnerja e tij Susana Gomez mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Paris Londoño Gomez, më 9 mars të këtij viti.