Pas daljes nga Big Brother VIP, Sarah Berisha dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre.
Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto a video me njëri-tjetrin dhe në intervista kanë thënë se tashmë është koha që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut.
Por, fakti që ata mundohen të qëndrojnë privatë e ka rritur shumë kuriozitetin te fansat për të ditur se çfarë ndodh me ta.
Në emisionin “Pardon My French”,në “Top Albania Radio”, me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, Sarah zbuloi se një nga gjërat për të cilat zihen më shumë janë veshjet dhe fakti që ajo nuk e dëgjon shumë se çfarë i thotë PM. Madje tha se edhe për veshjen në koncertin e Malumës kishin ‘debatuar’.
”Njerëzit mbase në Instagram duan të shohin atë që ata duan. Kemi një marrëdhënie si çdo çift. Kemi luhatje, zihemi. Për shembull për veshjet zihemi shpesh, se PM nuk i pëlqen diçka, unë e vesh sepse shkoj me mendjen time. Ai mundohet për të mirë, por unë ia marr mbrapsht. Kur shkuam te koncerti Malumës, më tha “Pse nuk vesh hoodie?”, kurse unë doja të vishja crop-top. Dhe e vesha sepse doja të nxjerrja pak barkun. Kur unë i them çfarë të veshë, ai më dëgjon. Më shumë po rrimë në Tiranë dhe unë e ndjek në një pjesë të koncerteve ”- tha blogerja.