Magjepsëse, Monika Belucci rikthehet në një set fotografik me të bijën (FOTO LAJM)

Dolce&Gabbana ka hapur fushatën e saj kushtuar Devotion Bag, ku protagoniste janë e mrekullueshmja Monica Belluci, imazhi historik i brandit të famshëm dhe vajza e saj Deva Cassel. Pranë liqenit të Comos nënë e bijë kanë pozuar duke shfaqur të gjithë joshjen e tyre. Monica mban në dore rreth 6 modele çantash të ndryshme, me një panoramë mahnitëse të Lake Como.

Në këtë set fotografik e mrekullueshme është shfaqur edhe vajza e Belluci, Deva Cassel, që aktorja e famshme e ka me ish bashkëshortin Vincent Cassel.

Me fustane të zinj të mrekullueshëm Monica Belluci shkëlqen në fushatën e Gabbanas dhe pavarësisht modeleve shumë të bukura të çantave, ylli i padiskutueshëm është pikërisht ajo.

Ja disa foto nga set-i ri fotografik, ku nuk ngelet në hije edhe vajza e saj Deva.


Shtuar 30.03.2021 16:26