Luksi i Morena Tarakut bën jehonë në botë, Daily Mail: Këngëtarja e rrethuar me ar e diamant (FOTO LAJM)

Morena Taraku është artistja kosovare e cila është përfolur gjithmonë për jetën luksoze dhe shifrat marramendëse që kapin veshjet, aksesorët e për më tepër makinat e saj.

Edhe pse burimi I këtyre të ardhurave ka qenë gjithmonë në pikpyetje, këngëtrarja është ndjerë gjithmonë krenare me to dhe për më tepër se fundmi kur prestigjozia britanike, DailyMail i ka kushtuar një artikull ku flet pikërisht për jetën e saj luksoze.

Morena ka nxituar të shpërndajë vetë artikullin në rrjetet sociale.

Ndër të tjera, në tekstin e shkruar dedikuar artistes shqiptare, theksi vihet edhe tek veshjet me stil dhe një byzylyk ari të markës së njohur ‘Carter’, që ajo e mban në kyçin e dorës.

“Këngëtarja shqiptare dhe ish-mbretëresha e bukurisë Morena Taraku mban një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamanti prej 290,000 £ në Cartier (foto në kyçin e dorës). Fotot e tjera tregojnë Morenën duke paraqitur një stuhi me veshjet e stilistëve në Dubai dhe Turqi”./albeu.com/


Shtuar 10.08.2021 09:55